Aktuale

Besa Baftiu “sulmohet” nga komentuesit, e quajnë lavire

Qofsh e mallkuar, tradhtare, shantazhiste, lavire, e shumë terme tjera denigruese i janë drejtuar deputetes Besa Baftiu, pasi kjo dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në postimin zyrtar në faqen e saj në facebook, ku Baftiu ka lajmëruar largimin nga partia e Albin Kurtit, janë bërë me qindra komente shumica prej të cilave janë ofenduese dhe denigruese.Komentuesit i kanë thënë Baftiut se ka tradhtuar votën e popullit, se ka tradhtuar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje disa e pyesin se sa para e kanë paguar për ta tradhtuar Lëvizjen.E disa duke u shprehur të zhgënjyer me të, i kanë kërkuar që t’ia kthejnë votën, shkruan GazetaBlicI kanë kërkuar ta dorëzoj edhe mandatin e deputetes pasi sipas tyre e ka fituar në bazë të Lëvizjes Vetëvendosje.Gazeta Blic ka shkëputur vetëm disa nga komentet që i janë drejtuar asaj.Baftiu ka dhënë sot dorëheqje nga partia./GazetaBlic./