Bes Kallaku po u bën një dhuratë fansave të tij.
Aktori, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ka pranuar mesazhe të panumërta për filmin “Fallco”, andaj ka marrë një vendim, shkruan lajmi.net.
Ai njoftoi se filmi i tij “Fallco” nga sot do të publikohet në kanalin YouTube, ku të gjithë fansat mund ta shikojnë pa pagesë.
“A tju boj Loku i dhurate??? Pas numrit te pafundem te mesazheve sa i perket filmit “Falco”, per te gjithe Shqiptaret, per te gjithe cunat e shpiave te “jonxhes” dhe per te gjithe çunat qe jane ne Big Brother, ja ku e keni. 😂😂😂. Nga neser ne YouTube. Zoti ju rujt.
Flm juve edhe gjithkujt qe ndihmoi ne kete film. 🙌🏻.”, shkruan Besi.
Kujtojmë se Bes Kallaku përveç aktrimit, kohën e fundit është aktiv edhe me projekte muzikore.