Aktuale

Bërnabiç: Serbia e hapur për dialog edhe në vitin 2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se bashkëpunimi rajonal do të mbetet prioritet për Serbinë në vitin 2018.
Ajo ka thënë se shteti i saj mbetet i hapur për dialog edhe në vitin në vijim, shkruan Tanjug.

“Ashtu si për Kroacinë, ka gjithmonë marrëdhënie komplekse, por që Serbia do të mbetet fleksibile, tolerante dhe e hapur për dialog”, ka thënë shkurt ajo.