Berlini do të pezullojë trajnimin e luftëtarëve kurdë në veri të Irakut
Gjermania do të suspendojë trajnimin e kurdëve në Irakun verior për shkak të konfliktit mes kurdëve dhe qeverisë irakiane, transmeton arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria gjermane e mbrojtjes.
Gjermania ka dërguar rreth 32000 armë Në këtë pjesë të Irakut në vlerë prej 90 milion dollarësh që nga 2014-a.
Sipas Reuters, rreth 130 ushtarë gjerman janë duke u trajnuar me ushtarët kurd./arbresh.info/