Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries kërcënoi sot me depozitimin e një padie nga vendi i saj në OBT në rastin kur presidenti amerikan do të konkretizojë projektin e taksës fiskale për importet.
“Shpresoj që arsyeja të paraprijë, por po përgatitem gjithashtu për gjykatë në rast se do të jetë e nevojshme”, deklaroi Brigitte Zypries për radion publike gjermane, në të njëjtën ditë kur ministrat e Financave të vendeve të G20-s do të mblidhen në Gjermani në kuadër të tensioneve për çështjet tregtare.“Ajo që dua të them është që nuk do të jetë hera e parë që Trump do të dështojë para gjykatave”, theksoi me ironi ministrja social-demokrate duke iu referuar dështimee në drejtësi të Donald Trump për kalimin e dekretit migrator që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve të vendeve myslimane. Administrata e re amerikane, që zgjodhi një fjalim shumë proteksionist, parashikon një formë të taksës fiskale doganore mbi importet të quajtur “border adjustment tax” prej rreth 20 për qind.
Një masë e tillë do të rrezikonte thyerjen e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ku bën pjesë dhe SHBA-ja.Gjermania, një pjes vendeve më të mëdha eksportuese në botë, i trembet veçanërisht kërcënimeve proteksioniste të administratës Trump dhe çështja do të jetë në axhendën e diskutimeve të parashikuara në SHBA mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit amerikan.
Berlini me padi në OBT në rast të taksës amerikane për importet
TTIP und die Kultur. Diskussionsrunde im Haus der Berliner Festspiele.




















