Deputeti gjerman nga CDU, Trostan Fray, konsideron se çështja e Kosovës nuk është pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën që e çon atë në familjen europiane.
Fray thotë se problemi qëndron tek marrëdhëniet Serbi-Rusi, dhe qëndrimet e Serbisë ndaj këtij shteti, transmeton Klan Kosova.
”Bashkëpunimi në Bashkimin Europian është i rëndësishëm në aspektin e sigurisë. Por, nuk është e mundur që Serbia të ketë një vend me pikëpamjet e politikës së jashtme që ka”, ka thënë Fray në një konferencë në Berlin.
Konstatim të ngjashëm ka pothuajse edhe Millan Nish nga qendra e ”Robert Bosch” për Europën Qendrore dhe Lindore, teksa ka theksuar se sikur të gjitha vendet e tjera kandidate edhe Serbia duhet të bashkohet me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.
Por sipas tij ajo s’mund të bëjë dicka të tillë ”vetëm në përcaktimin e Rusisë, por edhe për të gjitha vendet e tjera të fuqishme”, njofton Klan Kosova.
Nish ka shtuar se çdo vend që dëshiron të hyjë në BE, para anëtarësimit duhet të përcaktojë territorin.
”Qipro ishte një përjashtim dhe një shembull i një situate të tillë më nuk funksionon”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.