Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për çështjen e të pagjeturve.
Në fjalimin e tij, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha dha një propozim për të gjithë deputetët në mënyrë që t’i ndihmojnë të gjithë ata që kanë anëtarë të pagjetur të familjes.
Berisha tha se nëse duan të ndihmojnë deputetët, atëherë le të votojnë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe kësisoj ndihmohen familjet e të pagjeturve dhe të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.