Ish kryeministri, Sali Berisha duke falur në parlament i ka bërë thirrje prokurorit të Përgjithshëm që të nisë hetimet pasi kryeministri i vendit Edi Rama ka filluar të thërras prokurorët në zyrë duke u premtuar se do ti mbajë në sistem.
“Së pari i bej thirrje prokurorit të përgjithshëm të fillojë hetimet, pasi Rama ka filluar të thërras prokurorë në zyrë duke i premtuar se do ti bëjë prokurorë të parë.
Së dyti, unë do të falënderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Nuk duhet që ditën që ka lindur Zaho të bëhet ditë pushimi. Ky është një akt fyes për të gjithë shqiptarët. Nuk mund të bësh gëzimet personale pushime”, tha Berisha.