Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka komentuar rreth debatit të krijuar në Kosovë dhe Shqipëri rreth vizitës së kryeministrit aktual shqiptar Edi Rama në Serbi.
Berisha përmes Facebook-ut ka akuzuar Ramën se ka nënshkruar fshehtas marrëveshjen me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq për autostradën Nish-Durrës.
Berisha shkruan se Rama ishte ministër me shumë ndikim në kohen kur Ë anuloi vizitën e refugjatëve të cilët kishin shkuar nga Kosova në Shqipëri
Berisha ka thënë se qëndrimet e Ramës në Beograd, ndajnë politikanët shqiptar, duke shtuar se ai para vetës ka interesin personal dhe aspak atë kombëtar.
Postimi i plotë i Berishës
Ai në një postim të gjatë në profilin vet të Facebookut, deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd i ka quajtur thikë për interesin kombëtar të shqiptarëve, transmeton Koha.net . Berisha e ka akuzuar Ramën se në Beograd fshehtas ka nënshkroi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq marrëveshje për autostradën Nish – Durrës.
Ish kryeministri ka thënë se Rama ka qenë ministër i rëndësishëm kur Ibrahim Rugovës iu ndalua vizita te refugjatët nga Kosovë në Shqipëri dhe ai u detyrua të shkonte në Maqedoni. Në këtë postim Berisha përmende edhe në antenat, që sipas tij ishte organizuar kundër Rugovës në Tiranë në vitin 1991. Ky është postimi i Berishës :
“Suksesi” i parë i takimit të Nish-it i Edvin Kristaq Ramës, një thikë në interesin tonë kombëtar! Një polemikë e ashpër, si asnjëherë më parë që nga koha e Enver Hoxhës ka shpërthyer midis analistëve dhe pseudo-analistëve, patriotëve dhe pseudo-patriotëve, filo dhe anti-serbëve, avokëtërve dhe kundërshtarëve të Edvin Kristaq Rames për deklaratat dhe qëndrimet e tij në vizitën fundit në Beograd dhe Nish. Nuk do të ndalem këtu në komentert e asnjërit prej këtyre shkrimeve por me keqardhje konstatoj se në tërësi, natyrisht jo të gjitha, me pasion janë pozicionuar sipas dasisë kufitare të kombit dhe janë fokusuar në aspekte të veçanta por jo në raportin e këtyre qëndrimeve dhe deklaratave me interesin kombëtar, i cili është një dhe i pandarë, është pantotenik aty ku jemi shqiptare. Pra si të thuash, shumë nga reagimet, shkrimet dhe analizat nuk janë marrë me trungun, aq sa të dukët së degët dhe gjethet as që i kanë lejuar që ta shohin atë! Interesi kombëtar, të themi si boshti i përpjekjeve për të realizuar qëllimet me të mëdha nga një komb, natyrisht ka problematikat e veta kur kombi është i ndare në dy apo me shume shtete siç eshtë rasti ynë. Me qartë së në çdo fushe tjetër, interesi kombëtar shprehet në politiken e jashtme të kombit, në rastin tonë të dy shteteve të kombit. Dua të theksoj që në fillim së, dashje pa dashje kjo polemike e pashembullt në jo pak raste mori tone dhe nuanca, të cilat gjykoj së në fund të fundit i duheshin Edi Ramës për t’i thënë Sandrit, siç e quan ai me përkëdheli Vuçicin, dhe jo vetëm atij, së nuk je vetëm ti që kundërshtohesh nga serbët por tani jemi njolloj sepse dhe unë anatemohem nga shqiptaret pse vij në Beograd, paçka së në këtë mes serbët kanë qenë pushtuesit, agresorët kurse shqiptarët kanë qenë viktima. Mirëpo për Ramën kjo ka pak rëndësi. Por le të kthehemi dhe një here tek raporti i qëndrimeve dhe deklaratave të Ramës dhe polemikes që ato ngjallen me interesin kombëtar. Në këtë kontekst, në rast së qëllimi i vizitave të Ramës në Beograd do të ishte lehtësimi dhe mirësimi i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, çka do të ishte dhe interesi kombëtar, efekti i vizitës së tij është qartësisht i kundërt, dhe kjo, për hir të së vërtetës jo për shkak të udhëheqjes së Kosovës por për faktin e thjeshtë së Rama punon vetëm për interesin e pushtetit të tij personal dhe jo aspak për interesin kombëtar, për të cilin ai është i huaj aq sa ç’është për një njëri që nuk i plas nëse e quajnë hero apo tradhtar. Nuk po ndalem këtu në faktin së kjo praktike, deklaratat dhe qëndrimet e Ramës në Beograd dhe Nish i ndajnë politikanët shqiptar në good boys and bad boys forcojnë në Beograd dhe tek miqtë e Serbisë idenë e lindur serbe së të këqinj apo djaj që meritojnë à §do gjë janë shqiptaret e Kosovës dhe jo aq ata të Shqipërisë. Përsëri, lidhur me interesin kombëtar, në qoftë së nuk duam të ringjallim polemikat e vjetra, duhet të shtrojmë pyetjen a është e interesit kombëtar sjellja e kryeministrit të Shqipërisë si një provokator ordinerë në Prishtinë, në Beograd ndaj Kosovës zyrtare dhe qytetarëve të saj. Për fatin tonë me të keq, që nga studimet e Kretchmer gjer sot, në shembëllesën psikologjike në njihemi si inteligjentë por mjerisht dritëshkurtër dhe ndofta akoma më keq në jemi kujtesë-shkurtër. Edi Rama, pa bere betimin në parlamentin e vendit si kryeministër, vrapoi në Prishtinë por jo me mesazhin e mirëkuptimit. Ai shkoi aty me mesazhin e përçarësit, dhe si një provokator ordiner ai boshatisi parlamentin e Kosovës për shkak të qëndrimit të tij të qëllimshëm përçmues ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit të ndjerë Ibrahim Ë. Ata që mendojnë së ajo ishte një pakujdesi, iu them së gënjeni vehtën. Rikujtoj këtu së Rama ishte ministër me shume influence në kohen kur Ë anulloi vizitën e refugjatëve të ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe u detyrua, për shkak të qëndrimit poshtërues të qeverisë shqiptare ndaj tij, të fluturoje nga Roma në Maqedoni! Për të mos rikujtuar këtu atentatin e organizuar kundra tij me 21 shkurt të vitit 1991 nga policia sekrete e regjimit komunist. Edvin Kristaq Rama është bir në shpirt dhe gjak i atij grupi drejtuesish komunistë, antishqiptaresh, që të udhëhequr nga të plotfuqishmit e Beogradit shitën sa here ju kërkon interesi i pushtetit të tyre Kosovën dhe ceshtjen shqiptare, dhe me pas, për të justifikuar krimin e tyre të shemtuar ndaj saj, ata urrenin atë për vdekje dhe mbillnin ditë e natë urrejtje për Kosovën dhe kosovaret! E kam theksuar dhe përsëri e theksoj së ndarja shekullore në shume aspekte ka ndare shqiptaret. Por mendoj së një nga ndasitë e medha tonat si komb qëndron në asimetrinë e qartë të ndjeshmerisë së shqiptareve të Shqipërisë krahasuar me shqiptaret e visëve të tjera shqiptare ndaj barbarive, genocidit sërb në Kosovë por dhe në trevat e tjera të shqiptareve në ish Jugosllavi. Dhe kjo asimetri shprehet si një difiçit tëjet sërioz, si një plage në intëresin tonë kombëtar. Përpjekjet për të zvogeluar apo dhe zhdukur këtë difiçit dhe jo thelluar atë, i sherbejnë intëresit kombëtar dhe duhet të jenë një objektiv madhor kombëtar. Në tëre politiken shqiptare të 25 vitëve të fundit, Edi Rama ka deshmuar vullnët patologjik për të thelluar me shume së kushdo tjetër këtë asimetri. Eshtë Rama, ish kryetari i bashkisë që i vuri çelesin e artë të Bashkisë së Tiranës, Bregovicit dhe jam i sigurt së ndjehet krenar me aktin e tij, me së paku përvers. Po në këtë drejtim, citimi i doktrinarit kryesor të genocidit dhe shfarosjes së shqiptareve, jo vetëm në Kosovë por edhe veriun e Shqipërisë të sërbomadhit nobelist, Ivo Andriç, nuk eshtë as rastësi dhe as pakujdesi siç duan ta sërvirin sërbofilet, kriptosërbofilet apo avokëtërit e Rames. Citimi i Andriç eshtë përzgjedhje e qëllimshme e Edi Rames dhe keshilltareve të tij sërbofile për të provokuar shqiptaret, të cilet zbatimi i doktrinës së Andricit iu kushtoi dhjetëra e mijera jetë, qindra e mijera deportime nga trojet e tyre shekullore, flet shume. Injorimi i këtyre krimeve të renda të paparashkrueshme kunder njërezimit me së paku eshtë përdhosje e varreve të viktimave të projektit Andriç. Natyrisht Rama dhe keshilltaret e tij sërbofile i dinin të gjitha këto, por bazuar në moton së “nuk me behet vonë në me quajnë hero apo tradhetar” ata benë përzgjedhjen e tyre cinike dhe mendoj së kjo moto ilustron me qartë së çdo gje tjetër qëndrimin e Edvinit ndaj intëresit kombëtar. Për në shqiptaret, nobelisti Ivo Andriç eshtë nj ë shkrimtar kriminël plotësisht i denjë jo për çmim nobel, por po të ishtë gjalle të gjykohej në Hage si doktrinar i njërit prej genocideve me të shemtuara në Europe, genocidit sërb ndaj shqiptareve të Kosovës dhe visëve të tjera shqiptare, i cili vetëm në vitët 45-47 ka grire në kasaphanën e tij së paku 4 here me shume shqiptare së në luftën e fundit. Ndokush mund të me thotë së po shfajesoj Vason?! Jo jo aspak, por bash për Nobelin e tij, Ivo behet me i rendesishem dhe me i besueshem për ato që ai ka shkruajtur dhe projektuar kundra shqiptareve! Në Beograd Rama ishtë një provokator i ulet ndaj Kosovës dhe qytëtareve të saj. Rruget, urat ndertohen për të rritur bashkepunimin, mirekuptimin midis vendeve dhe kombeve: Ndertimi i autostrades “Ibrahim Ë” nga autoritëtëy e Kosovës në vitët me të para të pavaresisë, nuk eshtë vetëm një vepër madhore me intëres kombëtar por dhe me intëres të madh rajonal. Një kontribut i Kosovà «s në intëgrimet dhe bashkepunimin rajonal. Në këtë aspekt pa diskutim eshtë i mirepritur ndertimi i autostrades Nish-Merdare. Por eshtë cinizem dhe provokacion banal për intëresin kombëtar, Kosovën, qytëtaret dhe autoritëtët e saj të flasësh për muaj të tëre për autostraden Nish – Durres vetëm e vetëm së serbeve ju vret veshet faktorizimi rajonal i Kosovës, dhe të flitët apo të përmendet autostrada Prishinë – Durres apo autostrada Ibrahim Ë! Skandaloz dhe me pasoja të renda eshtë firmosja fshehtas nga përfaqsuesit e qëverive, të Rames dhe Vuçic i marreveshjes, dokumentit për këtë rruge dhe projektë të tjera, sikur Kosova të mos ekzistontë apo tërritori i saj të ishtë një çeshtje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk eshtë kjo një thike e mprehtë ndaj intëresit tonë kombëtar? Së fundi, në vleresimin tim, finalizimi me suksës i procesit të Bruksëlit midis Kosovës dhe Sërbisë eshtë një intëres jetik kombëtar për cdo shqiptar , i cili do përcaktoje paqën e qëndrueshme osë luftën tjetër të përgjakshme në Ballkan. Çdo pyke, cdo përpjekje për të dobesuar pozicionin e Kosovës në këtë proces eshtë në kundeshtim flagrant me intëresin kombëtar. Këtu nuk konsideroj të tille mbeshtëtjen publike të Kosovës nga Shqipëria. Por ata që janë të sinqërtë në këtë mbeshtëtje, e paraqësin atë si mbeshtëtje me citim eksplicit ndaj qëverisë së Kosovë të zgjedhur nga qytëtaret e saj për ti përfaqësuar ata, përndryshe ajo merr ngjyra patërnalistë, nuk i sherben Kosovës dhe intëresit kombëtar por i demton ato. Natyrisht këto pak rrjeshta i shkruajta për ata që besojnë së intëresi kombëtar duhet të jetë ylli ynë polar drejt të ardhmes që meritojme si komb. Kursë për Ramen dhe apatridet si ai, që mendojnë së për ata hero apo tradhetar eshtë e njëjta gje, me duhet t’u them së janë të pashpresë dhe së vendin e kanë në koshin e plehrave të historisë së kombit tonë! sb