Sport

Berisha kthehet me gol nga suspendimi

Berisha ka shënuar në barazimin 1:1 të Melbourne Victory me Brisbane Roar.

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ka gjetur golin menjëherë pas rikthimit nga suspendimi.

Berisha shënoi në derbi ndaj Brisbane Roar. Ai kaloi në epërsi Melbourne Victory në minutën e 79’të, por gëzimi zgjati shkurt pasi Brett Holman shënoi për 1:1 në minutën e 84’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Gazeta Express/