Aktuale

Berisha: Kjo quhet shpartallinë!

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim, thotë se zjarri i rënë dje në burgun e Shënkollit në Lezhë është i qëllimshëm dhe sipas tij, zjarrvënës synojnë të djegin të gjallë njerëz në burgje dhe spitale.

Reagimi i Berishës:

Te dashur miq, Shqipëria ngjan me nje shpartalline te vërtetë, ku terroristë të euros futen ditën për diell ne territorin, si rregull me te mbrojtur me te sigurt te vendit, dhe për llogari te Edvinit plaçkisin 21 milionë euro, ku zjarrvënës dhe vrasës djegin te gjalle njerëz ne spitale dhe burgje sikur te ishin miza apo qëllojnë me snajper ne dhomat e ajrimit te burgjeve.

Kjo veten e vetem sepse vendin e sundon jo ligji por krimi dhe vetem krimi i lidhur me njemije e nje fije me kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama!