Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka nisur të bie shumë shpesh “pre” e “qytetarit dixhital”. Bëhet fjalë për qytetarë të ndryshëm që ai thotë se i shkruajnë mesazhe në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku denoncojnë shkelje të ndryshme.
Aty ku Berisha ka dështuar në denoncimet e tij, është ajo për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Fotot e publikuara prej tij janë përgënjeshtruar zyrtarisht edhe nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i cili ka publikuar fotot origjinale të rasteve që deputeti demokrat pretendonte se ishin mbjellë me kanabisi në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Por këtë radhë, rrengu i “qytetarit dixhtal” që Berisha thotë se i ka dërguar foton në inbox. Është mëse i dukshëm. Fotoja është e përpunuar në montazh dhe mjafton të kërkosh në Google për të zbuluar origjinalen e saj.
Nga fotoja reale janë lënë trupat e dy burrave të huaj që pozojnë në plantacionet me kanabis, dhe janë vendosur kokat e dy të rinjve që ngjasojnë si shqiptarë. Më tej, në foto është vendosur një tabel ku shkruhet Kemishtaj, një fshat i Lushnjes. Edhe kjo është shtuar me montazh.
Ja çfarë shkruan Berisha, dhe mesazhi i “qytetarit dixhital”
Në arat e drogmenit Edvin Shullazi! Qytetari dixhital shkruan mesazhin dhe dërgon foton e mëposhtme!
“Përshëndetje zoti Berisha. Isha duke parë kryefaqen time ne Facebook, edhe më doli një shok që e kam pas në 9-vjeçare. I hapa profilin edhe gjeta këtë foton. Ai hapej në shkollë sikur kishte lek nga një fabrikë ulliri, por e vërteta nuk është kështu. Kjo foto që po jua dërgoj është e një jave më parë. Shikojeni pak dhe ju lutem ta ndani edhe me frendsat e tjerë që ta shikojnë se Lushnja e Rilindjes nuk ka me shalqinj por hashash”.