Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar edhe këtë të diel të denoncojë përmes qytetarit dixhital.
Duke postuar një mesazh në profilin e tij në facebook, Berisha shkruan se në Malësinë e Madhe, në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Hotit, miqtë e ngushtë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Cako, kanë ngritur një rrjet që organizon trafikun e qenieve njerëzore në pikat e kalimit të kufirit me Malin e Zi. Sipas denoncimit, trafiku i klandestinëve bëhet në bashkëpunim me trafikantët duke marrë nga 1 mijë dollarë për klandestin.
Statusi i plotë:
Oficeri dixhital denoncon:
Rrjetin e çunave te krimit qe organizon dhe realizon kundrejt pageses trafikun e qenieve njerezore ne pikat e kalimit te kufirit me Malin e Zi! sb
“I nderuar doktor…ne Malesine e Madhe ne drejtim te pikes kufitare te Hanit te Hotit dhe ne piken kufitare te Muriqanit, ish drejtori i policise se qarkut shkoder z.Lorenc Panganika, mik i ngushte i drejtorit te pergjithshem z.Haki Cako ne bashkepunim me drejtorin e kufirit te Shkodres z.Qerim Alia dhe Prek Zyla zv drejtor i kufirit si dhe Gaz Demrozi shef i komisariatit te Shkodres me Leonard Ndreken shef i komisariatit te Malesise se Madhe, te gjithe keta miq dhe te emeruar ne detyra nga Lorenc Panganika, kane organizuar dhe instaluar trafikun e klandestineve ne bashkepunim me trafikantet ne drejtim te Malit te Zi si asnjehere me pare duke mare nga 1 mije dollare per klandestin..te gjitha keto te faktuara nga SH.K.B-ja dhe SHIK-u..
Lorenc Panganika diten qe eshte transferuar ka qene ne vezhgim per tu arrestuar nga ne grupet speciale qe e mbanim ne vezhgim dhe papritur erdhi urdheri qe ai nuk do arrestohej.
Paganika u shkarkua kete jave.
Me poshte njoftimi policise te enjten mbi levizjet e bera”:
“Mbi disa lëvizje në dy Drejtori Vendore të Policisë në Qarqe.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Dritan Lena deri sot Shef Krimesh ne Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Lorenc Paganika deri sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.
Nderkohe sot u kapen disa afgane ne kufi. Lexoni njoftimin:
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve ne DVP Shkodër, në kuadër të hetimit, dhe dokumentimit ligjor të veprën penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” STOP”, ku si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale një-javore bënë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, konkretisht:
Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
R.M (ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij).
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 23.07.2016 në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur
Nga sherbimet policore te DVP Shkodër, shtetasve Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298 dhe 25 i Kodit Penal.