Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, mohon raportimet se shefi i tij ka bërë marrëveshje të fshehtë me Listën Serbe për ta bllokuar votimin e Demarkacionit ditën e djeshme.
Ai thotë se Demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë dhe se tashmë dihet kush janë ata që bashkëpunojnë me partinë serbe në KosovëDemarkacioni në Kuvend, me votat e Listës Serbe, do të votohet javën e ardhshme.
KTV-ja ka raportuar se kërkesa nga Beogradi ka qenë që votimi të ndodhë pas zgjedhjeve për kryetar të Beogradit. Për këtë marrëveshje thuhet se është kujdesur zv.kryeministri Behgjet Pacolli.Por këtë e hedh poshtë këshilltari politik i Pacollit. Jetlir Zyberaj thotë për Express se lajmi që është lansuar është pjesë e politikës ditore, e një lufte politike për të dëmtuar imazhin dhe minimizuar rolin e zv/kryeministrit të parë.
“… pra nuk është serioze ajo që është raportuar. Në këtë rast përdoren mediet për të lansuar propaganda të tilla. Kush dhe si ka lidhje me Beogradin, në këtë vend dihet. Kush dhe si manovron me Listën Serbe për qëllime përfitimi politik e financiar po ashtu dihet”, shprehet ai.Zyberaj shprehet i sigurt se Demarkacioni do të kalojë, përkundër përpjekjeve që disa individë i bëjnë kundër këtij procesi dhe që përdorin propagandën për t’u fshehur. Behgjet Pacolli është nga ata liderë politikë në këtë vend që ka ndërmarrë hapa konkretë për të përmbyllur një herë e mirë temën e Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shtuar ai.Zgjedhjet e së dielës në Beograd, siç u tha sot, e kanë shtyrë edhe për disa ditë hedhjen në votim të Demarkacionit në Prishtinë.
Që nga fundjava, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka shprehur bindjen se të mërkurën nuk do të ketë votim, sikurse edhe ndodhi.KTV-ja thotë se vetë Pacolli ka folur me zyrtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të siguruar votat e Listës Serbe.Por, kushti nga Serbia ka qenë që të pritet përfundimi i zgjedhjeve për kryetar të Beogradit, që mbahen këtë të diel.