Aktuale

Berberët në Mitrovicë rrisin çmimet

Kushdo që planifikon të qethet në Mitrovicë, që nga 18 korriku, duhet të marrin më tepër para me vete.

Kjo pasi berberët kanë rritur çmimin e prerjes së flokëve, njofton portali arbresh.info.

Nga 2 euro, sa ka qenë deri tash çmimi i prerjes së flokëve në qendër të qytetit, prerja e flokëve do të kushtojë 3 euro, ndërsa në zonat jashtë qyteti çmimi nga 1.50 euro do të bëhet 2 euro.

Për rritjen e çmimeve berberët kanë marrë vendim pas diskutimeve disa ditore ndërmjet veti./arbresh.info