Aktuale

Beqiri-PDK-së: Nëse thuhet se do të vendosin në interes të qytetarëve, i bie që po shkelet marrëveshja

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në seancën e mocionit të mosbesimit, ka thënë se nëse PDK thotë se do të vendosin në interes të qytetarëve, kjo i bile që PDK shkel marrëveshjen e koalicionit, ku thuhet se asnjë mocion i opozitës nuk përkrahet.

Sipas tij, ky mocion i paraqitur sot është mocion me të dhënat të pavërteta që synohet t’i mveshen kësaj Qeverie.

Beqiri ka thënë para deputetëve se kryeministri ka qenë i koalicionit dhe është normale të mos pajtohen opozita dhe disa tjerë me të arriturat e kësaj Qeverie, të cilat i paraqiti kryeministri Mustafa.

“Ne si grup parlamentar mendojmë se Qeveria e udhëhequr nga Mustafa është më e suksesshmja që nga paslufta, edhe përkundër asaj që kanë pas pengesa në Kuvend dhe jashtë Kuvendit”, tha ai.

Ai ka përmendur se fuqia e opozitës në Kuvend është që ka 30 deputet, 4 deputet të pavarur dhe nuk mund ta rrëzoj, por nëse PDK thotë se do të vendosin në interes të qytetarëve, i bile që PDK shkel marrëveshjen e koalicionit./KosovaPress/