Aktuale

Beqiri njofton për hapjen e zyrës së Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri ishte pjesë e takimit të Grupit politik të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Beqiri me këtë rast ka përfaqësuar Grupin Parlamentar të LDK-së, ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, trasnmeton Indeksonline.

Gjithashtu Beqiri ka bërë të ditur se sot është hapur zyra e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky është postimi i plotë:

Nga takimi me Presidentin e Partive Popullore Evropiane z.Joseph Daul.

Sot u mbajt takimi i Grupit politik të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës në Strasbourg,ku përfaqesova LDK-në. Këtë takim e udhëhoqi Kryetari i Grupit politik EPP-së në Këshillin e Evropës z.Axel Fisher.Në takim mori pjesë Presidenti i EPP-së z.Joseph Daul. Poashtu sot u hap zyra e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

the authorE B