Aktuale

Beqiri: Lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, por duhet t’a ndërtojmë shtetin ligjor

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ja thënë se LDK-ja nuk ka dyshim se liria që ne e gëzojmë është rezultat i një rezistence të djemve dhe vajzave më të mira të vendit, dhe ndihmës ndërkombëtare.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë rrugë të drejt kundër gjenocidit serb, por ka bërë thirrje që situatat tilla të tejkalohen me qetësi, meqë sipas tij është proces i ndërtimit të shtetit ligjor.

“Jemi të vetëdijshëm se si shtet duhet të ndërtojmë institucione të pavarura sado që është e ndjeshme situata të tilla duhet ti tejkalojmë me qetësinë largpamësinë dhe përkushtimin tonë për bërjen e shtetit ligjor, Organet duhet të jenë të pavarura e të përgjegjshme”, tha Beqiri.

AI ka shtuar se është shumë e qartë se s’mund të ketë tentim barazimi të fajësisë në mes Kosovës dhe Serbisë, pasiqë është e qartë se në Kosovë kanë kryer krime paramilitarët serb të udhëhequr nga mekanizmi serb për vite të tëra. /KosovaPress/