Kritikat e Konjufcës nuk i kanë pëlqyer shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri.
Pas fjalës së Konjufcës, Beqiri ka reaguar duke thënë që mos të fliten të pavërteta sepse është përgjegjësi e madhe të fliten gjëra të pavërteta.
“Sepse ne e konsiderojmë pasuri tonën gjithë deputetët që i kemi këtu janë në grupin tonë parlamentar dhe nuk duhet sepse po flasim për njerëz që e kanë votën dhe kur e ofendon një subjekt politik i ofendon ata qytetarë që ua kanë dhënë votën, të mirë të këqij janë ata që i kanë marrë votat’, tha Beqiri.
Ai tha se as LDK e as VV nuk kanë të drejtë që të gjykojë se kush është fajtor e kush jo./KosovaPress/