Aktuale

Beqiri: Kodi shtetëror, rezultat i dialogut në Bruksel

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkrah Qeverinë e Kosovës, në çdo angazhim të saj për arritjen e marrëveshjes në Bruksel për kodin telefonik.

Kështu ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili tha se çështja e kodit shtetëror telefonik është në rrugë të mbarë që të zgjidhet përmes dialogut në Bruksel.

Sipas tij, kjo çështje nuk mund të zgjidhet me vullnet e dëshira të njëanshme, por duhet të zgjidhet në mënyrë ndërkombëtare.

“Pra kodi do të fitohet si rezultat i dialogut dhe marrëveshjeve në Bruksel”, tha më tej Beqiri./KP