Aktuale

Beqiri e quan akt kriminal dëmtimin e fotografisë së Rugovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur akt kriminal veprimin e një bashkatdhetari i cili ka dëmtuar fotografinë e ish- presidentin Ibrahim Rugova e cila gjendej në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Beqiri me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren më këtë akt.

Ai ka thënë se vepra e Rugovës do të jetë e përjetshme edhe pse sipas tij, kjo kriminelet po I pengon.

“Te nderuar qytetar,sot ne ambientet e Kuvendit te Kosovës ndodhi një akt kriminal. Nga një qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim Rugova”.

“Ketë akt kriminal e dënoj ashpër,me atë veprim kriminal te merren organet e drejtësisë. Edhe i vdekur,ai po i pengon kriminelet,por vepra e tij do te jete e përjetshme. Krenar për ju e me ju President Ibrahim Rugova”, ka shkruar Beqiri/ lajmi.net