Aktuale

Beqiri: Duhet të dalin rezultatet, pastaj të mbahet seanca për rastin Dehari

Ismet Beqiri ka mohuar se LDK u ka bërë presion deputetëve për të tërhequr ose për të mos nënshkruar kërkesën e VV-së për mbajtjen e një seance për vdekjen e Astrit Deharit.

Beqiri ka thënë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të-së LDK është që të dalin rezultatet e hetimeve e më pastaj të mbahet edhe seanca.

“Flas edhe në emër të grupit parlamentar se askujt në LDK nuk është i bërë presion. Dhe mund të pyetni edhe deputetët rreth trysnisë. Duhet të dalin rezultatet dhe ne jemi të interesuar që të dal e vërteta për atë se çka ka ndodhur”, ka thënë Beqiri, raporton lajmi.net.