Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se dy provokimet e fundit tw Serbisw, siç ishte treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale.
Beqiri lidhur me interpelancën për veriun, ka thënë se si subjekt politik janë të shqetësuar që Beogradi tenton t’i ikë marrëveshjeve të arritura në Bruksel, madje duke tentuar të provokojë.
“Dy provokimet e fundit treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale”, tha ai.
Ai ka thënë se nuk duhet të lidhet muri me Asociacionin serb.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon themelimin por kërkon që të eliminojë kompetencat ekzekutive, pa këto kompetenca, asociacioni është obligim i joni”, tha Beqiri./KosovaPress/