Aktuale

Beqiri: Absurde të thuhet që amerikanët e evropianët e kanë gabim

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në fjalën e tij në Debatin për demarkacionin, tha se LDK ka kohë që është marrë me çështjen e analizës e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, gjithmonë për aq sa ka pas informacione.

“E tha edhe kryeministri, ne si grup parlamentar kemi mbajt debat të veçantë për demarkacionin”, tha Beqiri, duke treguar se partia e tij ka informacione mjaftueshëm për tu bindur se Komisioni e kishte me të drejtë.

“Neve na ka interesuar baza ligjore, dhe t’ju them sinqerisht që askush s’mund të na etiketojë apo të na fyej për këtë çështje…sepse edhe ne kemi punuar për pavarësinë e këtij vendi. Tashmë është e qartë se cila është baza ligjore që Komisioni ka bërë, dhe ne besojmë që sa i përket bazës ligjore ata kanë punuar ashtu si i kanë pas argumentet”, tha Beqiri.

Ai tha se ka nevojë që të argumentohet edhe e kundërta e asaj që tha, por gjithmonë duke u thirrur në gjuhën e argumenteve, dhe më pas të bëhet debati final.

“Për shumicën e deputetëve të LDK-së, është e ditur  që  Kosova nuk mund të ec përpara pa ata që na kanë ndihmuar, dhe është  absurde të thuhet që se dimë se çfarë po thonë amerikanët dhe evropianët dhe ata e kanë gabim”, ka thënë Beqiri.  /KosovaPress/