Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur sot shqetësimin për shkak të tensioneve me Korenë Veriore dhe se situata mund të zgjidhet vetëm përmes rrugës paqësore.
Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, Katrin Ray tha se zhvillimi i ngjarjeve është duke e shqetësuar në masë të madhe Bashkimin Evropian, transmeton AP.