Ben Affleck dhe Jennifer Garner ka rreth dy vite që e kanë avancuar ndarjen e tyre, pas rreth dhjetë vitesh martesë, por sipas burimeve të afërta me çiftin, mund të ketë një dritë në fund të tunelit.
Garner dhe Affleck për momentin janë duke punuar në martesën e tyre. Ata po tentojnë që t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të pajtohen. Çifti ka bërë edhe shtyrjen në ftesën e tyre për divorc, shkruan HuffingtonPost.
Garner dhe Affleck kanë vazhduar të jetojnë në pronat e tyre të përbashkëta në Los Angeles në pjesën më të madhe të muajve të kaluar, duke u bashkë-kujdesur për fëmijët e tyre, transmeton KosovaPress.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë “ka gjithmonë një mundësi pajtimi. Ata e duan njëri-tjetrin po ashtu ata i duan fëmijët e tyre dhe ata fëmijë i duan prindërit e tyre.”