ShowBiz

Bella dhe Gigi Hadid kundër Donald Trump (Foto)

As motrat Hadid nuk munguan në protestën kundër presidentit të Amerikës, Donald Trump, në Nju Jork.

Protesta është zhvilluar për të kundërshtuar ndalimin e myslimaneve në Amerikë, shkruan “DailyMail”. Ku kjo gjë për motrat Hadid është edhe diçka personale sepse babi i tyre, Mohamed Hadid është mysliman, transmeton KosovaPress. Gjithashtu i dashuri i Gigi , Zayn Malik është gjithashtu mysliman.

Në protestë nuk mungoi as nëna e tyre, e cila ishte gjithmonë së bashku me vajzat e saj.