Rajon & Botë

Belgjikë, arrestohet dy të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste

Dy vëllezër, të dyshuar për planifikimin e sulmeve janë arrestuar në Belgjikë, në një operacion anti-terror, thonë prokurorët.

Të dy burrat, të quajtur si Nourredine H. 33 vjeçar dhe vëllai i tij Hamza u arrestuan pas kontrolleve të banesave në qytetin e Liezhit.

Prokurorët kanë bërë të ditur se nga kërkimet nuk janë gjetur armë apo eksploziv.

Belgjika është ende e alarmuar që nga vdekja e 32 personave nga shpërthimet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në mars.

Nga këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e kishte marrë Shteti Islamik, janë lënduar shumë persona.

“Në bazë të rezultateve të para nga hetimi, personat e arrestuar duket se kanë planifikuar sulme në Belgjikë”, thuhet në deklaratën e prokurorit.

Por, në njoftimin e prokurorisë thuhet se ende nuk është gjetur asgjë lidhur me shpërthimet në Bruksel.

Gjykata pritet të vendos sot, për të mbajtur të dyshuarit në paraburgim, thonë nga prokuroria./KosovaPress/