Aktuale

Bekim Jashari: Emrin e familjes nuk do ta njollosim me asnjë parti

Bekim Jashari, djali i dëshmorit Hamëz Jashari, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ka vendosur t’i futet politikës, duke garuar kështu si i pavarur për kryetar të Skenderajt, ka thënë se familja e tij nuk do që të njolloset me asnjë parti politike.

Jashari ka mirëpritur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të përkrahur kandidimin e tij, por se ka shtuar se pavarësisht se në dhjetë vitet e fundit ka pasur oferta nga shumë parti politike, emri i familjes Jashari nuk do të njolloset me asnjë prej tyre.

“Siç e dinë Skenderaj është bastion i PDK-së por unë dua t’i falënderoj zyrtarët e kësaj partie. Ofertat kanë qenë në dhjetë vitet e fundit nga shumë parti si në ato lokale ashtu edhe në qendrore por emri i familjes Jashari nuk do ta njollosim me asnjë parti politike”, ka thënë Jashari për televizionin 21./KosovaPress/