Këngëtari Butrint Imeri tashmë është gati të sjellë edhe një këngë tjetër që do të quhet “Mona Lisa”, e që pritet të jetë një sukses tjetër i tij.
Butrinti i cili për një kohë të shkurtër u bë shumë i dashur për publikun,veçanërisht për vajzat e reja, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video në të cilën shihen sekuenca nga “Mona Lisa”, në përshkrimin e së cilës ka treguar se do të lansohet ditën e shtunë në ora 18:00, shkruan KosovaPress.
Reagimet nga ndjekësit e tij kanë qenë të menjëhershme duke u shprehur se mezi po presin ta dëgjojnë këngën.
“Veç për mu” ka qenë projekti i fundit i lansuar nga Imeri katër muaj më pare, i publikuar nga AVD digjital, të cilët do të përkujdesen edhe për publikimin e këngës së re.
Bashkëpunimi me Real & Blunt, në këngën “Ki me lyp”, ishte suksesi më i madh që e bëri të njohur këngëtarin menjëherë, por Butrinti ka ditur ta ruaj origjinalitetin e tij edhe gjatë projekteve të tjera, gjë e cila është vlerësuar shumë.