Aktuale

Bëhuni gati, bora po vjen, ja kur do të mbulohet Kosova!

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se brenda pak ditësh do të fillojnë reshjet e borës.

Sipas IHMK-së muaji dhjetor do të pasojë me reshje më të theksuara të borës se në vitin e kaluar, këto reshjet do të na shoqërojnë gjatë natës por me intensitet të dobët, ky mot pritet të jetë diku deri në datën 18 dhjetor.

Temperaturat do të jenë mesatare diku nga 4-6 gradë celsius, temperaturat mesatare maksimale, kurse ato minimale do të ulen deri në 12 apo diku 13 gradë celsius.

Reshjet e borës priten që në viset malore do të jenë më të theksuara kurse në viset e ulëta varësisht në cilin territor d.m.th në Dukagjin do të jenë më pak të theksuar kurse në rrafshin e Kosovës pak më shumë të theksuara.

Ndërsa nga viti i ardhshëm priten që reshjet e borës të jenë më intensive, këto reshje priten në muajin janar të vitit 2017.