Ronela Hajati i ka dhënë përgjigje epike ndjekësit që i kërkoi të martohet me të.
Ronela Hajati i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.
Një prej tyre duket se ishte fiksuar pas këngëtares saqë i kërkon të martohet me të duke i shkruar “Pash kon ki bonu gruja jem?”.
Ronela nuk vonoi t’i jepte përgjigjen me të cilën do qeshni me lot.
“Neser ne 3 te pres te sheshi, vishu me kostum te kuq qe te te njoh dhe mos u vono se jam korrekte”, shkroi ajo.
Kujtojmë se “Lage” titullohet kënga e fundit nga Ronela Hajati, ndërsa po punon rreth projekteve të reja. /Lajmi.net/