Aktuale

Behgjet Pacolli thyen heshtjen: Ja kush urdhëroi arrestimin e 6 “Gulenistëve”

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në RTV Dukagjini ka thënë se arrestimi dhe deportimi i 6 “Gulenistëve”, është bërë bazuar në informata të mbledhura nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“AKI ka mbledhur informata, mbi bazën e të cilave edhe janë arrestuar. Në pyetje ka qenë siguria kombëtare”, ka theksuar Pacolli, raporton Gazeta Blic.

Pacolli ka thënë se ai ka marrë vesh për këto arrestime pas orës 11 të ditës së sotme.
Shefi i diplomacisë kosovare, duke e arsyetuar deportimin e 6 gulenistëve, ka thënë se ata që e arrestuan, janë thirrur në një nen të ligjit.

Pacolli duke komentuar kërkesën e zëvendësministrit Anton Berisha për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ka thënë se nuk merret me të.“AKI ka dhënë urdhër për këto arrestime”, tha ai, raporton Gazeta Blic.