Aktuale

Behgjet Pacolli takohet me Miroslav Lajçák

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtmë dhe Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e radhës të OSBE-së dhe ekipin e tij, Miroslav Lajçák.

Pacolli ka njoftuar se në këtë takim përveç diskutimit për çështjet e Kosovës është diskutuar edhe për gjithë rajonin.

Në një shkrim në profilin e tij ‘Facebook’ ka shkruar se OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovës gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.

Postimi i plotë:

Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake.

Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e radhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.

Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin.

OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.