Aktuale

Bëhet varrimi i policit të dytë, Armend Trena

Në prezencën e shumë qytetarëve, është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të policit, Armend Trena, i cili ishte aksidentuar së bashku me kolegun e tij Malsor Dashi, me ç’rast vetura e tyre kishte rënë në lumin Lepenc, duke shkaktuar vdekjen e dy policëve kaçanikas.

Të hënën është gjetur trupi i Trenës, derisa të enjten e shkuar u gjet trupi i 23 vjeçarit, Malsor Dashi.

Ndryshe, për rreth dy javë nuk dihej për fatin e trupave të Trene – s dhe Dashi-t, derisa me angazhimin e madh të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zhytësve vullnetar u mundësua gjetja e trupave të pajetë të dy policëve. Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjen e dy policëve që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit më 29 prill. /Telegrafi/