Aktuale

Bëhet shoshë nga plumbat vetura e kriminelit ‘Zhuti’ në veri

Vetura e markës BMW, ngjyrë hiri dhe me targa KV 059 XS, pronë e Millosh Maksimoviq i njohur me nofkën ‘zhuti’, është bërë shoshë nga plumbat derisa ishte e parkuar në qendër të qytetit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës, ndërsa nuk ka të lënduar.

“Zhuti udhëheqë punë të pista në veri që ndërlidhen me vjedhjen e veturave, falsifimimin e dokumenteve dhe të ngjashme. Ai ka vuajtur dënim me burg disa herë për vepra të ndryshme penale dhe është i njohur për policinë, ndërsa, aktualisht është pronar i kompanisë Taxi-Profi’”, kanë thënë burimet.

Mësohet se policia ka dal në vendngjarje ku ka gjetur së paku 10 gëzhoja të plumbave, ndërsa po zhvillon hetimet për motivin dhe autorët e kësaj ngjarje. /KosovaPress/