Aktuale

Bëhet i ditur identiteti i të riut që u mbyt dje në Liqenin e Ohrit

Nuk ka shenja dhune në trupin e pajetë të gjetur dje në liqenin e Ohrit në afërsi të kampit ushtarak Shën Naum, njoftoi policia lokale.

Ky është konstatimi pas kryerjes së kontrollit në kamp dhe kontrollit mjekësor dje rreth orës 16 në ambulancën në Peshtani, transmeton Tetovasot.

Nga kontrolli i kryer nga ana e zyrtarëve policorë me autorizim paraprak nga prokurori publik, si dhe pas njohjes prej miqve të afërt, është konstatuar se bëhet fjalë për personin Marko V., 24-vjeçar, nga Shkupi.