Aktuale

I bëhet atentat me armë menaxherit të një lokali të njohur nate në Tiranë (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është plagosur me armë menaxheri i një lokali të njohur nate në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur është Artur Aligjoni.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e ish bllokut, ku 45-vjeçari, menaxheri i Arena Club është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës.

‘Gazeta Express’ ka mësuar se Aligjoni ka qenë autori i një plagosje të ndodhur në Kamëz.

Ende nuk dihet se plagosje e tij ka lidhje me ngjarjen e mëparshme, por një ndër pistat kryesore ku po heton policia. Ndërsa, bëhet me dije se ai është dërguar në spital, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale. /Gazeta Express/