Malisheva vazhdon të jetë qyteti i cili e ka numrin më të madh të të prekurve me Covid-19. Në këtë qytet numri i të infektuarve ka arritur në 70 persona. Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore, ka dhënë në një lidhje direkte për Gazetën Express, kreu i kësaj komune, Ragip Begaj.
“Situata tek ne është më e rënduara se të gjitha të tjerat. Mbrëmë e kemi pas rastin e fundit të lajmëruar si i infektum me koronavirus. I kemi dhjetë fshatëra të prekura. Deri më tani i kemi 70 raste të infektuara. Nga to 18 persona janë shëruar”, thotë Begaj.
Ai tregon edhe për shendjen shëndetësore të këtyre personave. Thotë se gjendja e tyre është stabile.
“Të gjithë janë mirë. Jemi në kontakt të përditshëm me ta”, sqaron ai.