Rajon & Botë

Befason Trump: Ndërron kurs ndaj Rusisë

Presidenti Trump ka refuzuar që të ndërmirret një rund i ri sanksionesh ndaj Rusisë të hënën, një ndërrim kursi që ka shfaqur përçarjen mes presidentit dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare, raporton The New York Times, përcjell Periskopi.

Ambasadorja e presidentit në OKB, Nikki Haley, ka njoftuar të dielën se administrata do të bëj sanskione ndaj kompanive ruse që e kishin ndihmuar programin sirian të armëve kimike. Sanskionet ishin listuar me opsione të tjera qeveritare pas një sulmi ajror të udhëhequr nga Amerika mbi Sirinë, javën e kaluar.

Por Shtëpia e Bardhë e vuri në kontradiktë Haley-n të hënën, pasiqë z.Trump nuk i ka aprovuar masat shtesë.

“Ne po konsiderojmë sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe një vendim do të ndërmirret në të ardhmen e afërt,” tha Sarah Huckabee Sanders, sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Por, duke folur më vonë, zonja Sanders shtoi që “presidenti ka qenë i qartë kur tha se do të ishte i ashpër ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ende i pëlqen të ruaj marrëdhëniet e mira me ta.”

Një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, që foli në kushte anonimiteti tha se Trumpi ka vendosur të mos i çojë përpara këto sanksione. /Periskopi