Aktuale

Befason moti, ja çfarë temperaturash do të jenë ditët në vijim

Ditët me shi dhe temperaturat e ulëta duket se po i lëmë pas.
Kështu të paktën sipas meteorologëve.

Nga dita e diel sipas accuweather.com do të nis ngritja e temperaturave. Ato minimale ditën e dytë të fundjavës do të jenë 12 gradë derisa ato maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë celsius.

Temperaturat do të rriten në fillim të javës derisa në mes-javë ato do të shënojnë 28 gradë.

Epo, bëhuni gati për verë.