Shumë gjenerata janë argëtuar me muzikën e tij.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Mahmut Ferati i cili njihet si njëri ndër këngëtaret më të pëlqyer të muzikës popullore, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht angazhimeve të shumta që ai ka pasur në karrierë, nuk e ka lënë asnjëherë familjen anash.
Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo Mahmuti di të jetë edhe shumë romantik.
Këtë më së miri e vëreni përmes fjalëve që ai thotë për bashkëshorten. Së fundmi ai në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij.
“Kjo është mehlemi i shpirtit tim, bashkëshortja ime”, kishte lënë mbishkrim Mahmuti.
Kujtojmë se Mahmuti është baba i dy fëmijëve, Argjendës e Granitit./Gazeta Express/