Beyonce definitivisht e adhuron që t’i surprizojë fansat e saj!
Disa muaj pasi papritmas e publikoi albumin e ri Lemonade, ajo ka dalë befasishëm në skenën e BET Awards duke performuar këngën e saj “Freedom”, shkruan People.
E veshur në një palë rroba të zeza të qëndisura me fije ari, ajo si gjithmonë shkëlqente në këtë performancë.
Përveç dukjes së saj, performanca kishte edhe një tjetër veçanti, ajo e realizoi e zhytur në ujë ngase i tillë ishte skenari, ajo do të këndonte në ujë.