Bebe Rexha pëlqen të vizitojë Shqipërinë.
Bebe Rexha është artiste me prejardhje shqiptare, e cila asnjëherë nuk heziton të tregojë se nga i ka rrënjët, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja tha se nuk kishte gjumë në orët e vona, andaj vendosi të përgjigjej në disa pyetje të fansave.
Një prej tyre i shkruan “Vendi i preferuar për të udhëtuar?”, ndërsa Bebe nuk harroi ta përmend Shqipërinë.
“Franca, Brazili, Finlanda, Shqipëria, Meksika, Karaibet”, shkruan artistja në përgjigjen e saj.
Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë në dhjetor të vitit që lamë pas, pak ditë pas tërmetit të shkaktoi dëme të mëdha atje. /Lajmi.net/






















