Bebe Rexha është shqiptarja tjetër shumë e suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Ajo është shumë aktive me turne në vende të ndryshme të botës, por edhe pjesëmarrse në evente prestigjioze, shkruan lajmi.net.
Në një video që ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar se si përgatitet një yll për të dalë në skenë, në këtë rast vetë këngëtarja.
Një ekip prej shumë personash kujdeseshin që Bebe Rexha të dukej e përsosur kur të dalë për të peformuar.
Afër saj ishte edhe grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic i cili kohën e fundit kujdeset për grimin e këngëtares në paraqitjet e saj publike.
Kujtojmë që “Expectations” mban titullin albumi i ri nga Bebe Rexha, që pritet të lansohet shumë shpejt. /Lajmi.net/