Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka lansuar këngën e saj më të re “F.F.F.” , e cila tashmë ka arritur shifrën prej gati një milion klikimeve në rrjetin “You Tube”.
Kënga e saj vjen në bashkëpunim me reperin G-Easy dhe është projekt nga albumi i saj i fundit “All your fault”, transmeton KosovaPress.
“F.F.F.” (Fuck Fake Friends) është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e këngëtares shqiptare dhe lirisht mund të themi se tash është bërë hit brenda një kohe mjaft të shkurtër që nga koha e lansimit të saj të para dy ditëve.