Ndryshe nga këngëtaret tjera, Bebe Rexha njihet për linjat dhe peshën e saj trupore për të cilën ka marrë edhe kritika nga njohësit e modës.
Në rrjete sociale, ajo shumë herë ka reaguar kundër këtyre kritikave, duke thënë se nuk i bën aspak për to.
Por, përmes statusit të fundit, këngëtarja e tha krejt të kundërtën, ajo u shpreh se ndihet se është fryrë, andaj dëshiron shumë të dobësohet.
“Ndihem kaq i pasigurt sot. Ndihem i fryrë dhe blah. Dua të dobësohem. Por është kaq e vështirë”, ka shkruar ajo në ‘instagram’.