ShowBiz

Bebe Rexha sjell fotografi atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Bebe ndau tjetër imazh joshës nga prapaskenat e klipit.

Bebe Rexha është në përgatitje të këngës së re, e cila kësaj radhe është në bashkëpunim me një artiste të njohur, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Doja Cat, me të cilën ajo po e sjell këngën “Baby I’m Jealous”, këngë të cilës ia shoqërojnë edhe videoklipin.

Kjo këngë njëherësh është pjesë e albumit të ri të Bebes, ndërsa xhirimet janë drejt finalizimit.

Në këtë klip, këngëtaren shqiptare do ta shohim më ndryshe, pas ndryshimit që ka bërë në ngjyrën e flokëve.

Në fotografinë e fundit, Bebe shfaqet tejet joshëse e veshur me reçipeta, ndërsa gjithë vëmendja është tek ngjyra e re e flokëve.

Në skenat e klipit, Bebe dhe Doja Cat do të vijnë shumë atraktive, e këtë gjë na e treguan përmes pamjeve që i sollën në rrjete sociale.

the authorGazetaKNN