ShowBiz

Bebe Rexha shfaqet provokuese në të zeza

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte të reja e pjesëmarrje në evenimente të shumta.
Rexha është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet, kur Rexha ndan me ndjekësit një fotografi provokuese. Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj, duke publikuar një fotografi atraktive nga prapaskenat e shfaqjes së fundit të “Victoria’s Secret”.

Ajo dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, ndërsa pamja e saj prej bionde i dha asaj një pamje edhe më atraktive. Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

the authorBurbuqe Metolli