Këngëtarja shqiptare e hitit “In The Name Of Love” Bebe Rexha do të jetë në qendër të skenës të në muajin nëntor.
Bebe do të prezantojë në spektaklin e ndarjes së çmimeve të muzikës evropiane “MTV” në Amsterdam. Ajo u përzgjedh të jetë si prezantuese më 19 tetor.
Aty do të performojnë Bruno Mars, Zara Larsson, Shawn Mendes. Bebe gjithashtu do të performojë, dhe është e nominuar në 3 kategori, si aktorja më e mirë e re, artistja më e mirë debutues dhe paraqitja më e mirë. Kjo mund të jetë një natë shumë e suksesshme për këngëtaren shqiptare, transmeton KosovaPress.
Ajo gjithashtu ka postuar një foto në Instagramin e saj ku thotë që është shumë e emocionuar dhe shpreson që çdo gjë të përfundojë mirë.
